Vetëm Bayerni është interesuar zyrtarisht për Ramosin

PUBLIKUAR

Ka pasur shumë thashetheme rreth një transferimi të mundshëm të Sergio Ramos në Premier Ligë te Manchester United, por sipas raporteve të fundit është Bayern Munichu ekipi i vetëm që ka kërkuar informacione për mbrojtësin spanjoll.

Sipas ‘El Confidencial’, edhe pse United është ekipi më i përfolur rreth të ardhmes së Sergio Ramos, në fakt është Bayerni ekipi i vetëm që ka kontaktuar Real Madridin për të marrë informacione rreth mbrojtësit 29-vjeçar.

Besohet se Ramos është bërë i pakënaqur te klubi mbretëror për shkak se drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar atij një pagë të re me përfitime prej 10 milionë eurosh në sezon, mirëpo i kanë ofruar një pagë vjetore prej rreth tetë milionë eurosh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...