Vetëm 1 mijë e 581 zyrtarë publikë e kanë deklaruar pasurinë deri më tani

PUBLIKUAR

Në 10 ditëshin e fundit të afatit  për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, nga gjithsej 4 mijë e 737 zyrtarë të lartë publik, obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, deri sot i  janë përgjigjur 1 mijë e 581 (33.14%)  zyrtarë publik, të numrit të përgjithshëm të zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, në të kundërtën do të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

“Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka filluar më 1 mars dhe të përfundojë më 31 mars 2022, ndërsa, zyrtarët publik deklarimin e pasurisë mund ta bëjnë  nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës [email protected]. Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese”, thuhet në komunikatën për media, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...