Vetaksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, drejtimi Lipjan-Ferizaj, ka të lënduar

PUBLIKUAR

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetëaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, drejtimi Lipjan-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënësi i policisë.

“Në ora 17:23, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën Arbër Xhaferi, drejtimi Lipjan-Ferizaj. Nga vendi i ngjarjes policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...