“Vështirë të luash çdo tri ditë”, Amir Rrahmani për orarin e ngjeshur dhe ndeshjen ndaj Interit: Luajtëm mirë…!

PUBLIKUAR

Napoli dhe Interi nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në kuadër të javës së 20-të të Serie-s A. një përballje shumë e luftuar mes skuadrave, të cilat pas 90-të minutave morën nga 1 pikë.

Pas këtij barazimi ka folur lideri i napolitanëve. Amir Rrahmani ka theksuar se incidentet vendosën fatet e kësaj përballjeje. Gjithashtu nënvizoi se është shumë e ëvshtirë të menaxhojnë lodhjen dhe të përgatiten për ndeshje çdo 3 ditë, por me ndihmën e stafit poi a dalin mbanë shumë mirë.

“Inter-Napoli? Pa dyshim që luajtëm një ndeshje të shkëlqyer taktikisht. Krijuam raste, u mbrojtëm mirë, e menaxhuam mirë topin. Incidentet vendosën rezultatin dhe me të drejtë. Sezoni do të jetë i gjatë, ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur.

Mbulimi i Lautaro dhe Thuram? Natyrisht, ka duele individuale dhe ne kemi mënyrën tonë të mbrojtjes, por gjëja më e rëndësishme është se si e menaxhojmë fazën mbrojtëse si ekip.

Është shumë e vështirë të menaxhosh lodhjen dhe të përgatitesh për ndeshje çdo tri ditë, por me stafin e trajnerëve dhe shokët e ekipit, po përpiqemi të kuptojmë më mirë duke parë video të kundërshtarit. Sot ishte e vetmja ditë që mund të provonim diçka përpara ndeshjes kundër Parmës.

Mendoj se u përgatitëm mirë dhe nesër duhet të hyjmë në fushë me mentalitetin dhe qëndrimin e duhur për të marrë tri pikët. Hojlund po përmirësohet çdo ditë, ai është shumë i mirë në hapësirë, një tipar që e ka pasur gjithmonë. Mendoj se është përmirësuar në pozicionimin e tij, në mbrojtjen e topit dhe në ndihmën e ekipit për të ecur përpara”, ka theksuar mbrojtësi shqiptar.

SHIKO MË SHUMË

S’ka lëndim për Rodrygon, do të luajë nesër në “El Clasico”

“El Clasico” në finalen e Superkupës së Spanjës do të luhet përsëri. Real Madridi, do...

Gavi flet për lëndimet që s’e lënë rehat, thotë se do të kthehet shumë shpejt

Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për mesfushorin e Barcelonës, Gavi, i...

Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur që nga Lufta e Parë Botërore

Lojtarët e Aston Villas po përjetojnë sezonin më të mirë dhe më impresionues në...