Vështirë të besohet, PSG me ofertë marramendëse për Neymar

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini është duke përgatitur një mega-ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Neymar.

Kampioni francez dëshiron ta transferojë brazilianin në verën e vitit 2016.

Sipas Mundo Deportivo, PSG do të ofrojë 190 milionë euro (aq sa është klauzola e tij) për t’i bindur Blaugranët që ta lëshojnë 23-vjeçarin.

Klubi nga Parc de Princes e konsideron brazilianin si zëvendësues ideal të Zlatan Ibrahimovicit.

Neymar është ndër sulmuesit më të mirë në botë. Ai u transferua në Camp Nou në vitin 2013, ndërsa transferimi i tij u shoqërua me mashtrime të shumës blerëse nga disa prej ish-krerëve dhe krerëve aktualë të katalunasve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...