Veseli viziton besimtarët katolikë dhe ua uron Kriushtilindjet (Foto)

PUBLIKUAR

Me rastin e Festës së Krishtlindjes, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka realizuar sot vizita nëpër fshatra të ndryshme të Kosovës, duke takuar besimtarë dhe përfaqësues të fesë katolike.

Vizitën e parë kryetari i Kuvendit e realizoi në fshatin Janjevë, ku takoi besimtarë katolikë dhe famullitarin Don Matej Paliç.

Në kishën katolike “Shën Nikolla”, kryetari Veseli u shprehu urime të përzemërta famullitarit Paliç, të gjithë besimtarëve katolikë dhe komunitetit kroat të këtij fshati, në këtë ditë të shënuar feste.

“Krishtlindja është festë madhështore, që simbolizon lajmin e mirë për njerëzimin, lindjen e shpëtimtarit. Krishtlindja është pjesë e identitetit tonë. Simbol i triumfit të paqes mbi dhunën, të dashurisë mbi urrejtjen, të shpresës mbi dëshpërimin. Për shumë mot, gëzuar Krishtlindjen”, theksoi me këtë rast kryetari Veseli, njofton Zyra për Informim e Kuvendit.

Famullitari Don Matej Paliç, nga ana e tij, falënderoi kreun e Kuvendit për vizitën, duke e konsideruar atë shenjë respekti dhe mesazh përkujdesjeje institucionale për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Gjatë qëndrimit në Janjevë, kryetari Veseli vizitoi edhe familjen e Franjo Gollomesë.

Pas Janjevës, kreu i Kuvendit vazhdoi rrugën për në fshatin Sallagrazhdë dhe u ndal për vizitë në familjen e Pal Bahtiut, veprimtar dhe humanist i njohur i kësaj ane. Vizita e kryetarit vazhdoi në fshatin Shpenadi, në familjen e Ndue Çallakut, po ashtu veprimtar i njohur i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik.

Korenica dhe familja e Pal Prelajt, ishte pika e radhës e ndalesës së kryetarit të Kuvendit. Në këtë fshat, kryetari Veseli bëri edhe homazhe pranë varrezave të 70 martirëve. Më pas, Veseli qëndroi edhe në Meje.

Në Klinë, kryeparlamentari Veseli vizitoi familjen e dëshmorit Leonard Palucaj, ndërsa më pas u ndal edhe në fshatin Zllakuqan.

Gjatë vizitave, kryetari Veseli uroi që me rastin e kësaj feste, në këto familje dhe në të gjitha familjet kosovare të besimit katolik, të mbretërojnë paqja, harmonia dhe begatia. Kreu i Kuvendit u uroi edhe Vitin e Ri, me dëshirën që 2016-ta të jetë vit i prosperitetit dhe sukseseve të reja për të gjithë qytetarët e vendit.

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...