Veseli takon personalitete të shumta në Vjenë (Foto)

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, ka takuar personalitete të larta të vendeve të ndryshme, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Veseli, në kuadër të konferencës ndërkombëtare të “Com-sult”, në të cilën është trajtuar e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu, ka theksuar nevojën e mbështetjes në rrugën e zhvillimit të integrimeve euroatlantike.

Me Nobelistin e njohur Dan Shechman, i cili ka qenë Kandidat për President të Izraelit, Kryeparlamentari Veseli ka folur për mundësitë e avancimit të raporteve mes dy vendeve dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli”, thuhet në njoftimin për media.

Në një takim me Gregor Gysi, deputet në Bundestagun gjerman, i cili ishte kryetar i së majtës gjermane, ndërkaq, ka diskutuar për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

Veseli, gjithashtu, ka zhvilluar takime edhe me Jan Zielonga, Shef i Departamentit për Integrime Evropiane në Oxford, Erhard Busek, ish-Zëvendëskancelar i Austrisë, Vaclav Klaus, ish-President i Çekisë, Stefan Sofianski, ish-Kryeministër i Bullgarisë dhe me Martin Meyer, ish-Zëvendëskryeministër i Lihtejnshtajnit, me të cilët ka shtruar çështjen e bashkëpunimeve ndërshtetërore dhe nevojën e thellimit të shkëmbimeve tregtare, kulturore e arsimore.

Kreu i legjislativit kosovar ka pasur një takim të posaçëm edhe me Thomas Muhlman, udhëheqës i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, me të cilin ka biseduar për sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën që Bashkimi Evropian të vazhdojë zgjerimin me hapa më të shpejtë.

Gjatë pjesëmarrjes në panelet e diskutimit në konferencën e “Com-sult”, Kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe ish Komisionerin Evropian për Punësim dhe Çështje Sociale, Laszlo Andor, ish-Ministren e Mbrojtjes të Malit të Zi, Milica Pejanovic-Djurisic, si dhe Pishtar Lutfiun, Ministër i Edukimit dhe Arsimit në Maqedoni./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...