Veseli takoi një grup deputetësh gjermanë të CDU-së

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me Grupin parlamentar për Evropën juglindore të Bundestagut gjerman, i kryesuar nga Peter Weiss, i cili vjen nga radhët e CDU-së.

Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimin bilateral në mes dy parlamenteve. Një fokus i veçantë gjatë takimit iu kushtua zhvillimit ekonomik.

Parlamentarët gjermanë u interesuan për mundësitë ekonomike të Kosovës në tërheqjen e investimeve kapitale. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërkaq, bëri një ekspoze të gjendjes aktuale ekonomike në Kosovë, mundësitë dhe projektet zhvillimore në fushën e turizmit dhe atë të energjisë.

Në fund të takimit, kryetari Veseli i bëri ftesë Weiss që ai së bashku me grupin parlamentar që e kryeson, të vizitojnë Kosovën.

Konferenca mbi luftën kundër antisemitizmit, në të cilën po merr pjesë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, i përmbyll sot punimet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...

Ismaili: Krejt Kosova po pret, deputetët ta japin votën për drejtësi

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit kanë mundësi që...