Veseli: “Stupcat” mund të kritikohen, por jo të linçohen

PUBLIKUAR

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook. ka sqaruar sërish mendimin e tij në lidhje me skeçin e “Stupcave”.

Veseli edhe pse ka treguar se as ai nuk e ka pëlqyer skeçin në fjalë duke e konsideruar si humor pashije, ka thënë se “Stupcat” mund të kritikohet po assesi të linçohet.

Lexojeni të plotë postimin e Veselit:

“Artistët mund të kritikohen, por në asnjë mënyrë, nga askush, nuk mund të linçohen

Në intervistën që kam dhënë sot në gazetën “Koha Ditore”, kam pasur një reagim në lidhje me debatin që ka nxitur një pjesë humoristike e ditëve të fundit, në të cilën subjekt është lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo që kam dashur të theksoj është ndarja e humorit të pashije nga respekti për vlerat nacionale që mishëron lufta jonë për liri.

Gjithashtu duhet bërë ndarja në mes kritikës dashamirëse dhe reagimeve cenuese me elemente të linçimit ndaj artistëve dhe qytetarëve tanë. Artistët mund të kritikohen për veprat e tyre, por në asnjë mënyrë, nga askush, ata nuk mund të linçohen.

Linçimi nuk përkon me idealin e të rënëve të UÇK-së për të qenë të lirë. Duke qenë të lirë gjithmonë bartim edhe mundësinë që të gabojmë. Është mirë që debati i nisur të marrë kahjen e kritikës dashamirëse dhe të zhvillohet larg tendencave linçuese. Edhe në kohërat më të rënda është bërë humor dhe kritikë, sepse askush dhe asgjë nuk është e përkryer”(sic), ka shkruar Veseli.

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...