Veseli ripërtërin koalicion me Lëvizjen për Bashkim

PUBLIKUAR

Edhe Lëvizja për Bashkim ka nënshkruar koalicion bashkëpunimi jme Partine Demokratike të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga vet drejtuesi i kësaj Lëvizjeje, Valon Murati. Ai në konferencën e përbashkët me kreun e PDK’së Kadri Veselin, ka vlerësuar partneritetin me PDK’në.

“Lëvizja për Bashkim ka vendosur që ta vazhdojë partneritetin me PDK’në. Duke qenë që ne kemi konsideruar që ende nuk janë krijuar rrethanat që ne të garojmë vet, kemi vlerësua se më së miri është që të të garojmë në koalicion”, ka thënë Murati.

Edhe në zgjedhjet e kaluara këto parti kanë garuar së bashku me PDK-në. Madje Lëvizja për Bashkim ka udhëhequr Ministrinë e Diasporës.

Kreu i PDK;’së, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar koalicion parazgjedhor edhe me Partinë e Drejtësisë.

Ndërkohë që Kosovarët do t’u drejtohen të dielën e 11 qershorit 2017 kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi ato u shpallën javën e kaluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, menjëherë pas shkarkimit të Qeverisë Mustafa me anë të një mocioni të votuar në Kuvend, të iniciuar nga opozita dhe përkrahur nga PDK-ja. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...