Veseli përuroi fillimin e punimeve të ujësjellësit në Skenderaj

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të projektit të ujësjellësit në Skenderaj, që do të përmirësojë nivelin e jetës së banorëve të 12 fshatrave të kësaj komune.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit, kryekuvendari Veseli theksoi rëndësinë e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të kësaj ane.

Ai më këtë rast falënderoi donatorët, institucionet dhe punëkryesin, që kjo pjesë e Drenicës, 12 fshatra të saj, do të kenë furnizim të qëndrueshëm të ujit të pijes.

Ky projekt, sipas kryetarit Veseli, ka rëndësi për banorët e Drenicës, ngase uji i pijes ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës së qytetarëve të kësaj ane, të cilët dhanë kontribut të çmuar në historinë e re të Kosovës.

“Drenica nuk do të jetë vetëm vend i monumenteve të krenarisë sonë kombëtare, por edhe pjesë e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve”, theksoi  Veseli, transmeton Telegrafi.

Veseli potencoi se investimet kapitale do të vazhdojnë edhe në projektet tjera në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe veprimtaritë prodhuese që gjenerojnë vende të reja të punës.

Në këtë solemnitet të vënies së gurthemelit të ujësjellësit, morën pjesë drejtuesit e komunës së Skenderajt, të prirë nga nënkryetari Fadil Nura, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Lang, ministri Ferid Agani dhe zëvendësministri Gani Koci.

Projekti i ujësjellësit ka vlerë 1.137.700 euro, është financuar nga SCO-Qeveria zvicerane dhe Qeveria e Kosovës, ndërsa implementohet nga Dorsch-CDI, N.N. Diamanti.

Projekti parasheh ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm me gypa 115 km gjatësi, ndërtimin e rezervuarëve dhe stacionin e pompimit në Klinë të Mesme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...