Veseli përfundon objektin banesor në Stantërg

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot objektin banesor në Stantërg të Mitrovicës, të ndërtuar për 17 familje në nevojë, në të cilin janë duke u realizuar punimet përfundimtare.

Kryeparlamentari Veseli tha se ndërtesa e re do të evitojë një nga realitetet më të hidhura të Kosovës, në të cilin këto familje kanë jetuar për vite me radhë.

“Këto familje do të vendosen shumë shpejt në banesat e reja, me kushte sipas standardeve evropiane. Për mua ishte lehtësim shpirtëror kur u futa këtu, sepse këto familje i kam vizituar edhe më parë, në ambientet me kushte jashtëzakonisht të renda jetese”, theksoi Veseli, duke shtuar se ky objekt nuk mund të finalizohej pa mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë dhe të Kuvendit.

Ndërtimi i këtij objekti banesor ishte premtim i kryeparlamentarit Veseli, gjatë vizitave të realizuara kohë më parë në objektin në të cilin jetonin këto familje.

Kryetari Veseli tha se nuk është e vështirë të mbahen premtimet, ngase, siç tha ai, ky është obligim i bartësve të përgjegjësive institucionale, ndërsa detyrë e qytetarëve është ta duan dhe respektojnë shtetin e tyre.

Veseli tha se Kosova ka mundësi të bëhet Zvicra e Ballkanit. Banorët, ndërkaq, falënderuan përzemërsisht kryeparlamentarin Veseli për mbajtjen e premtimit, duke e konsideruar atë meritor për ndërtimin e banesave të tyre të reja dhe largimin njëherë e përgjithmonë nga objekti i deritashëm, i cili nuk i përmbush as kushtet minimale për jetesë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...