Veseli: Opozita po e sfidon shtetin, ejani të dialogojmë

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se veprimet e organeve të rendit dhe drejtësisë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, janë në funksion të fuqizimit dhe funksionimit të shtetit ligjor. “Tani më shumë se kurrë duhet t’i rikthehemi dialogut politik institucional”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari Veseli, në reagimin e tij pas ngjarjeve të djeshme, ka thënë se “në Republikën e Kosovës politika dhe drejtësia janë të ndara nga njëra tjetra dhe në këtë kontekst arrestimet e deputetëve nuk mund dhe nuk duhet të shihen as si formë e ndikimit politik e as si zgjidhje politike. Problemet politike duhet të zgjidhen vetëm me mjete politike”.

“Veprimet e organeve të rendit dhe drejtësisë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë në funksion të fuqizimit dhe funksionimit të shtetit ligjor, i cili është interes madhor i vendit tonë”, ka thënë Veseli, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk duhet të lejojmë, që për asnjë moment, të vëmë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit ligjor, nga kushdo qoftë! Opozita me veprimet e saj të pamatura, është vetëfutur në kurthin e sfidimit të shtetit. Tash e dy muaj kam tërhequr vëmendjen për këtë rrezik”.

“Në rrethanat e krijuara nuk është e rëndësishme se kush triumfon, pozita apo opozita; ai që duhet të triumfoj është shteti ligjor, Republika e Kosovës”.

“Tani më shumë se kurrë duhet t’i rikthehemi dialogut politik institucional. Ka shumë rrugë dhe hapësirë për ta bërë këtë. I ftoj të gjithë, në rradhë të parë opozitën, që sëbashku të ecim në këtë drejtim. Qytetarët e Republikës së Kosovës e presin këtë përgjegjësi nga ne”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...