Veseli nis betejën për PDK-në

PUBLIKUAR

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, të mërkurën Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të caktojë datën e mbajtjes së konventës së përgjithshme në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së. Kjo konventë pritet të mbahet në fund të prillit ose në fillim të majit. Për ta marrë “timonin” e partisë, Veseli s’ka kundërkandidat serioz

Kadri Veseli duket se nuk do të ketë konkurrencë për ta marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit. Veseli tashmë drejton partinë në bazë të statutit, por shpejt pritet të zgjidhet edhe zyrtarisht në krye të PDK-së. Sipas burimeve brenda partisë më të madhe në vend, gjasat maksimale janë që zëvendëskryetari aktual, Kadri Veseli, ta marrë drejtimin e partisë. Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, ka thënë për “Zërin” se me statut është e paraparë që në mungesë të kryetarit të partisë, atëherë atë e zëvendëson zëvendëskryetari. “Faktikisht me rastin e zgjedhjes president të Hashim Thaçit në baza statutare këtë funksion e ushtron zëvendëskryetari, i cili është Kadri Veseli si zëvendëskryetar i vetëm”, ka thënë Musmurati.

Pas një takimi, Kryesia e PDK-së ka propozuar që të mërkurën të thirret Këshilli Drejtues i partisë, për të diskutuar dhe për ta caktuar konventën e përgjithshme, ose të jashtëzakonshme, për ta zgjedhur kryetarin e ardhshëm të PDK-së, si pasues të Hashim Thaçit, pas 16 vjet udhëheqje të partisë…(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...