Veseli ngushëllon popullin turk, pas sulmit terrorist

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet Facebook-ut është solidarizuar me popullin turk pas sulmit terrorist ku mbetën 28 persona të vrarë.

Duke ofruar bashkëpunimin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit, sulmin terrorist ndaj civilëve në Turqi, Veseli e ka quajtur mizor.

“Po lexoj në medie për sulmin mizor që terroristët sot kryen në Turqi. Ngushëllime popullit dhe institucioneve të shtetit turk. Në këto momente, së bashku me të gjitha shtetet aleate në luftën kundër terrorizmit, Kosova qëndron pranë Turqisë dhe qytetarëve të saj, me ndjenjat e saj të dhimbjes, solidaritetit dhe miqësisë”, ka shkruar Veseli.

 

SHIKO MË SHUMË

Kultivim i kanabisit në Isniq, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar dhe arrest shtëpiak për tjetrin

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e...

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin...

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....