Veseli: Nëse s’kalon Demarkacioni zgjedhjet mbahen gjatë qershorit

PUBLIKUAR

Qytetarët e Kosovës do të dalin në zgjedhje gjatë muajit të Ramazanit, i cili fillon në fund të muajit maj.

Këtë e ka paralajmëruar kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se nëse Demarkacioni nuk kalon në Kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje para festës së Bajramit.

Këto deklarata siç mëson Lajmi.net, kreu i PDK-së i ka bërë në Drenas të hënën, ku ka mbajtur mbledhje me degën e PDK-së në këtë komunë.

“Nëse nuk ka vendimmarrje (nuk kalon demarkacioni) atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje gjatë muajit Ramazanit dhe para Bajramit”, ka cituar fjalët e Veselit njëri pjesëmarrësit në mbledhjen e PDK-së në Drenas, për Lajmi.net.

Veseli shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk kalon Demarkacioni me Malin e Zi e kishte përmendur edhe javë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk kalon demarkacioni e ka përmendur edhe kryeministri Mustafa. Kryeministri edhe pse më herët kishte deklaruar se demarkacioni do të riprocedohet në Kuvend gjatë muajit prill ka heq dorë nga kjo, duke parë mungesë e votave.

Data 4 qershor është më e mundshmja për mbajtjen e zgjedhjeve nëse nuk kalon Demarkacioni.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...