Veseli: Kosova e pret me kënaqësi bashkëpunimin me Donald Trump

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përgëzuar fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidentciale, duke thënë se Kosova e pret me kënaqësi bashkëpunimin me presidentin e ri.

Ai, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar Trumpit suksese në detyrën e re dhe ka shprehur mirënjohjen më të madhe edhe për kandidaten Hillary Clinton.

Postimi i Veselit:

“Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshiroj të përgëzoj presidentin zgjedhur.

Donald Trump për fitoren e arritur dhe i uroj sa më shumë sukses dhe mbarësi në detyrën e tij të rëndësishme.

Po ashtu shpreh respektin dhe mirënjohjen më të madhe për Znj. Clinton, e cila, pavarësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, fitoi zemrat e miliona njerëzve anembanë botës dhe gjithmonë do të gëzojë mirënjohjen më të madhe të shqiptarëve për kontributin e saj në të kaluarën.

SHBA-të janë aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe unë jam i sigurt që marrëdhëniet tona dypalëshe do të forcohen gjithnjë e më shumë dhe presim me kënaqësi që të bashkëpunojmë me presidentin e zgjedhur Trump dhe administratën e tij të ardhshme shtetërore“, ka shkruar Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...