Veseli: Integrimi në BE prioritet nacional

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Komisionin e Parlamentit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, të kryesuar nga eurodeputeti Tonino Picula.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, i cili, tani, pas nënshkrimit të MSA-së, ka hyrë në një fazë të re dhe më dinamike të marrëdhënieve.

Kryetari Veseli falënderoi europarlamentarët evropianë dhe veçanërisht kryesuesin e delegacionit, Picula, për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhe punën e madhe në raport me Kosovën, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e MSA-së.

Takimin e sotëm midis dy komisioneve homologe, kryeparlamentari Veseli e cilësoi moment historik për Kosovën dhe Kuvendin e saj, sepse, siç theksoi ai, është hapi i parë institucional i zyrtarizmit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, i cili bëhet në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i Kuvendit tha se integrimi në BE është prioritet i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe prioritet nacional i të gjithë spektrit politik në vend, ndërsa institucionet janë të përkushtuara të plotësojnë secilin standard i cili i kërkohet Kosovës në rrugën e saj drejt këtij procesi, me theks të veçantë, në përafrimin e legjislacionit dhe luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.

“Shpresojmë që brenda mandatit aktual të Kuvendit, pra deri më 2018, do të aplikojmë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”, theksoi kryetari Veseli.

Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula, nga ana e tij, uroi kryetarin Veseli për vendimet shumë të rëndësishme për Kosovën gjatë muajve dhe javëve të fundit, duke konfirmuar vazhdimin e përkrahjes së PE-së edhe në të ardhmen.

Ai potencoi angazhimet që duhet ndërmarrë gjatë periudhës në vijim, në funksion të luftës së mëtejmë kundër dukurive negative.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...