Veseli i dërgoi Demaçit tortën e ditëlindjes (Foto)

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli edhe sot ka vizituar në shtëpinë e tij, veprimtarin Adem Demaçi.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij ka dërguar edhe tortën e ditëlindjes për Demaçin.

Ja postimi i plotë i Veselit në facebook:

Sot, së bashku me bashkëshorten, shkova në shtëpinë e Bacës Adem, për ta uruar me rastin 80-vjetorit të lindjes. Të paçim sa malet Baca Adem!

Falënderoj Këshillin organizativ të Akademisë solemne, Shoqatën e të burgosurve politik, Hidajet Hysenin, Selatin Novosellën që me bashkëpunëtorët e mijë organizuan festimin madhështor të 80-vjetorit të lindjes së Bacës Adem.

Gjithashtu falënderoj kompozitorin Valton Beqirin dhe drejtuesin e Filarmonisë së Kosovës, Baki Jasharin që në këtë mbrëmje i bënë dhuratë të veçantë Bacës Adem dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, himnin kushtuar Bacës Adem, teksti i poezisë së Adem Gashit, “Ballin lartë”. 

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestën studentore të 1 Tetorit 1997, duke...

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur...

Kurti: Sot nisin takimet me opozitën, për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për...