Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në konventën VIII zgjedhore të partisë prej nga vjen ka thënë se nuk ka barrier që pengon anëtarësimin në BE dhe në Nato. Derisa ka shprehur bindshmërinë për formimin e ushtrisë së Kosovës.
“Shteti i Kosovës do të jetë në shërbim të të gjithëve. Është vepra më madhështore e vendit tonë. Ky është besimi i PDK-së. Nuk ka barrierë që na pengon ëndrrën tonë për tu integruar në BE dhe anëtarsuar në NATO. Ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës, do ta bëjmë” është shprehur Veseli.
Më një deklaratë Veseli duket ta ketë goditur pak kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën.
“Askush mos të ketë dilemë dhe mos t’i fërkoj duart. Askush mos të mendojë se miqësia jonë me SHBA-në do të cenohet apo prishet nga ndokush” , është shprehur ai.
Veseli ka garantuar se partia prej nga vjen politikën do t’ia kthej qytetarit.
“Jam këtu që të garantojë se në ditët e ardhshme, partia jonë, do të marrë përgjegjësinë që politikën tia kthej te qytetairt. Ky eshtë parimi fundamental i veprimit tonë politik dhe insitucional. JKam i bindur se Kosova po ecë në drejtim e duhur, por mund të ecim edhe më shpejt. Sjemi duke e shfrytëzu potencialin e vendit tonë. Mund të kemi më shumë zhvillim ekonomik, vende të reja të punës… por është në doren tonë që t’ia arrinmë. Nuk duhe të presim që dikush të na kryej punët tona”, është shprehur kryetari i PDK-së.
Veseli ka përmendur edhe tensionet politike. Ai ka thënë se po harrohen prioritetet më të rëndësishme të jetës, shkruan Indeksonline
“Kosova është dhe do të mbetet vend i shpresave. Para nesh ndodhim shumë sfida por unë kam besim të plotë në shtetin e Kosoës. Populli yne ka kalu në fida të mëdha. Jam i bindur se do t’ia dalim edhe sfidës për shtetin tonë. Ne e çliruam Kosovën sepse e donim lirin më shumë se vetën tonë”. /Indeksonline/



