Veseli: Etika parlamentare, nevojë urgjente për përmirësimin e imazhit institucional (Foto)

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka marr pjesë sot në Konferencën për etikën parlamentare dhe krijimin e Komisionit për etikën parlamentare, gjatë së cilës tha se kjo etikë është nevojë urgjente institucionale.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se duhet të përmirësohet sa më parë imazhi i institucioneve dhe politikës në funksionin politik.

Lexoni postimin e plotë të Veselit në Facebook:

Në konferencën kushtuar Etikës parlamentare, theksova se një institucion nuk e bëjnë demokratik vetëm kushtetuta dhe rregulloret që krijohen për funksionimin e tij por edhe standardet morale që afirmon dhe përvetëson ai institucion.
Etika parlamentare, është nevojë urgjente institucionale, sepse duhet ta përmirësojmë imazhin e institucioneve dhe politikës në funksion publik.
Kërkohet rivendosja e lidhjes së domosdoshme në mes veprimit politik dhe parimeve e vlerave morale, të japim shembullin tonë, që të mund të kërkojmë prej të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.K.V.

auto_13516154_607485502759993_4222520338183755302_n1466599347

auto_13528757_607485562759987_3307929395676144883_n1466599349

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...