Veseli e Meta, takim në orët e mbrëmjes për dalje nga kriza! (Video)

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në orët e vona të mbrëmjes ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta, shkruan “zeri.info”

Takimi është mbajtur në njërin prej restoranteve në periferi të kryeqytetit, ndërsa sipas burimeve jozyrtare, Meta ka ardhur në Kosovë për të ndërmjetësuar në mes të opozitës dhe koalicionit për dalje nga kriza parlamentare.

Ekipi i “Zërit” tentoi të marrë një prononcim nga Meta e Veseli, por ata nuk shprehën gatishmëri të flasin. Kryeparlamentari shqiptar ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, i cili po ashtu nuk deshi të flasë rreth këtij takimi.

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...