Veseli dhe PDK sulmin e në Presidencë e quajnë veprim kriminal

PUBLIKUAR

Sulmi i mbrëmshëm kundër zyrave të Presidencës së Republikës së Kosovës, është një veprim kriminal, i cili përveç cenimit të këtij institucioni, ka për synim të krijoj klimën e pasigurisë tek qytetarët e Kosovës, si dhe të dëmtoj imazhin e shtetit të Kosovës duke i bërë përditshmëri veprimet e këtilla anarkiste, të cilat janë duke ndodhur tash e një kohë në vendin tonë, thuhet në një reagim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Është në interesin e qytetarëve dhe shtetit që mekanizmat ligjorë të sigurisë e drejtësisë të veprojnë shpejt dhe me vendosmëri në zbardhjen e organizatorëve dhe kryesve të këtyre veprimeve të turpshme, të papranueshme dhe të dënueshme. Rendin demokratik dhe ecjen përpara të Republikës së Kosovës nuk do të mund ta ndaloj asgjë, e aq më pak veprime të kësaj natyre”, thuhet në reagimin e tij.

Si Veseli, edhe PDK e quan kriminal sulmin ndaj zyrave të Presidencës. Në reagimin e kësaj partie thuhet se sulmet e tilla synojnë të krijojnë klimën e frikës dhe pasigurisë në shoqëri.

“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se veprimet e tilla, po cenojnë vlerat themelore të shtetit tonë dhe janë qartësisht anarkiste. Partia Demokratike e Kosovës, i bën thirrje organeve kompetente që ky akt të ndriçohet sa më shpejt dhe autorët e kësaj vepre të shëmtuar të vihen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e këtij subjekti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...