Veseli del t’i qetësojë deputetët e Opozitës (Video)

PUBLIKUAR

Një moment interesant ka ndodhur në hyrje të Kuvendit të Kosovës, pasi që deputetët e Opozitës ishin ballafaquar me njësitet e policisë paraprakisht.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë në hyrje të objektit të Kuvendit, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve që të kthehen në Parlament.

Ai thotë se nuk ishte në dijeni se policia i ka ballafaquar deputetët dhe u ka bërë thirrje të kthehen brenda në Parlament.

“Deputetët kanë të drejtë të hynë në Parlament çdo herë, në çdo moment”

“Duhet të qetësohemi, të kemi mirëkuptim mes vete”.

“Deputetët e kanë vendin në Kuvend”, ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...