Veseli: Arbana ishte linçuar vazhdimisht, u sulmua edhe demokracia

PUBLIKUAR

Kryeparlamentari Kadri Veseli, njashtu kryetari i PDK’së, ka reaguar ashpër ndaj sulmit që iu bë anëtares më të re të PDK’së, Arbana Xharra. Veseli ka thënë se linçimi i vazhdueshëm i saj, është një sulm qyqar ndaj saj, por edhe ndaj demokracisë së vendit.

Veseli ka thënë se sulmi ndaj Xharrës është akt barbar dhe i patolerueshëm. Kreu i Kuvendit ka kërkuar që sulmuesit të sillen para drejtësisë, transmeton Express.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Sulmi ndaj Arbana Xharrës është një akt barbar dhe i patolerueshëm.

Linçimi i vazhdueshëm i një gruaje dhe nëne, e cila ndër vite është shquar për veprimtarinë e saj të guximshme në të mirë të të gjithë shoqërisë sonë, është një sulm i radhës qyqar ndaj Arbanës, familjes së saj dhe demokracisë në vendin tonë.

Të gjithë duhet të jemi një, kundër së keqes, kundër cenimit të fjalës së lirë, të mendimit, shprehjes dhe orientimit politik.

Arbana edhe tani në angazhimin e saj në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës do të vazhdojë të japë më të mirën e saj për konsolidimin e demokracisë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit.

Sulmuesit duhet të sillen para drejtësisë, kurse Arbanës i uroj shërim të shpejtë.

Ish-kryeredaktorja e të përditshmes “Zëri” dhe anëtarja e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, është rrahur me mjete të forta të shtunën në orët e hershme të mëngjesit nga persona tash për tash të panjohur.

Policia ka njoftuar se sulmi ka ndodhur në afërsi të banesës së saj pas orës 01.00 pas mesnatës ndërmjet të premtes dhe të shtunës dhe Xharra nga lëndimet trupore që ka marrë është dërguar në spitalin e Prishtinës.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...