Specialja e ka publikuar sot aktakuzën në gjuhën shqipe ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.
“Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), akuzon: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin për krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 13 dhe 16(1) të Ligjit dhe krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 14 dhe 16 (1) të Ligjit, sikurse shtjellohet në vijim”, thuhet në aktakuzë.
Në aktakuzë ndër të tjera, ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së akuzohen për përndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, krim kundër njerëzimit, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, zhdukje me forcë e personave, etj.
Në këtë aktakuzë përmendet edhe fshati Kleçkë dhe Lipjani, në vazhdim LipjaniNews u sjellë versionin shqip të aktakuzës së publikuar nga Specialja:
74. Midis [REDAKTUAR] 1998 dhe [REDAKTUAR] 1998, disa anëtarë të UÇK-së
mbajtën të ndaluar së paku katër persona pa proces ligjor të rregullt dhe nën rojë në
[REDAKTUAR], Lipjan, duke përfshirë edhe në [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR].
STRICTLY CONFIDENTIAL & EX PARTE
Date original: 04/11/2020 10:08:00
Date translation: 06/11/2020 10:47:00
KSC-BC-2020-06/F00045/A03/sqi/26 of 71
Pursuant to instruction of the Pre-Trial Judge in KSC-BC-2020-06/CRSPD2 of 05/11/2020, reclassified as Public.
PUBLIC
KSC-BC-2020-06 25 4 nëntor 2020
Gjatë transferimit nga dhe për në [REDAKTUAR], të ndaluarve iu lidhën sytë dhe
duart.
Kleçkë dhe vende të lidhura me të
75. Së paku midis nëntorit 1998 dhe qershorit 1999, disa anëtarë të UÇK-së mbajtën
të ndaluar të paktën 20 persona për periudha kohe të ndryshme dhe pa proces ligjor
të rregullt në një shtëpi dhe ndërtesat përqark saj afër Kleçkës, Lipjan. Të ndaluarit u
lidhën, iu lidhën sytë, dhe u mbajtën nën roja të armatosura. Në vitin 1999, një numër
anëtarësh të UÇK-së, ndër të cilët Kadri VESELI, Rexhep SELIMI, Jakup KRASNIQI
dhe Fatmir LIMAJ, u përfshinë në aspekte të ndryshme të transferimit, ndalimit,
dhe/ose lirimit të të ndaluarve të mbajtur në qendrën e ndalimit afër Kleçkës.
76. Disa të ndaluar në Kleçkë u transferuan nga ose për në qendra të tjera ndalimi.
Rreth [REDAKTUAR] 1999, disa anëtarë të UÇK-së mbajtën të ndaluar të paktën një
person pa proces ligjor të rregullt në [REDAKTUAR] të cilin më pas e transferuan në
Kleçkë.
109. Midis [REDAKTUAR] 1998 dhe [REDAKTUAR] 1998, një numër anëtarësh të
UÇK-së rrahën egërsisht dhe keqtrajtuan psikologjikisht të paktën katër të ndaluar në
[REDAKTUAR], Lipjan.
110. [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR].
[REDAKTUAR].
111. [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR] . [REDAKTUAR]. Gjatë mbajtjes në ndalim,
një anëtar i UÇK-së i tha një prej të ndaluarve se do të dënohej me vdekje.
Kleçkë
112. Së paku midis nëntorit 1998 dhe qershorit 1999, të ndaluarit në Kleçkë, Lipjan
u mbajtën, ndër të tjera, në bodrume me dysheme prej dheu, me mure me njolla gjaku,
në kushte të këqija higjienike e sanitare dhe me kujdes mjekësor të pamjaftueshëm.
Një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i
keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit, të cilëve ndonjëherë ua lidhnin sytë, u
goditën me shkopinj, tuba dhe tela, shkelma, grushte dhe/ose u kërcënuan me vdekje.
Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë, [REDAKTUAR].
[REDAKTUAR]. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin policë serbë
dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe mospërkrahës të UÇK-së. Ndër të
ndaluarit kishte edhe persona me kombësi serbe. [REDAKTUAR], në keqtrajtimin e të
ndaluarve në Kleçkë u përfshinë edhe një numër anëtarësh të tjerë të UÇK-së, ndër të
cilët Fatmir LIMAJ.
113. Disa të ndaluar u keqtrajtuan në vende të tjera, përpara se të arrinin në Kleçkë
ose pas largimit nga Kleçka. Në [REDAKTUAR] 1999, disa anëtarë të UÇK-së morën
në pyetje të paktën një të ndaluar në [REDAKTUAR], i cili u rrah egërsisht dhe u
keqtrajtua psikologjikisht


