Vërshimet e fundit lënë fshatrat e Lipjanit tash e 10 ditë pa ujë

PUBLIKUAR

Vërshimet e javës së kaluar në Kosovë kanë lënë disa fshatra të Komunës së Lipjanit pa ujë të pijshëm qe 10 ditë, raporton Indeksonline.

Një banor ka thënë për Indeksonline se tash e një kohë tri fshatra të kësaj komune nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.

“Në komunën e Lipjanit, përkatësisht fshati Poturovc, Torinë e Qylagë nuk kanë ujë të pijshëm. Përgjegjësit e ujësjellësit po na thonë se uji është turbulluar , por ai pa u derdh nuk mund të pastrohet”, ka thënë ky banor.

Ndërsa, Elmi Bublica menaxher në njësinë operative të ujësjellësit në Lipjan ka thënë për Indeksonline se vërshimet kanë shkaktuar probleme me ujin dhe se kjo çështje do të zgjidhet shpejt.

“Vërshimet që kanë qenë para një jave i kanë vërshuar puset ku janë të vendosur në fshatin Qylagë. Prej asaj dite, ka një javë që e kemi ndërprerë furnizimin me ujë, është i papijshëm dhe i turbulluar”, ka thënë Bublica.

Ai ka njoftuar se sot i kanë dërguar disa mostra në një laborator për të parë nëse uji mund të pihet.

“Sot i kemi marr mostrat dhe i kemi dërguar në Prishtinë në laborator, e nëse analizat dalin që uji mund të përdoret për pije, ne  do të lëshojmë ujin qysh sot”, ka theksuar Bublica. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...