Verratti: Silva më i mirë se Bonucci apo Chiellini

PUBLIKUAR

Marco Verratti mendon se bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germaini, Thiago Silva, është lojtar më i mirë se Leonardo Bonucci apo Giorgio Chiellini.

Mesfushori italian luan me dyshen e Juventusit te kombëtarja e Italisë, mirëpo beson se qendërmbrojtësi brazilian është më i miri në botë për pozitën e tij.

“Kapiteni! Një përbindësh! Ai është mbresëlënës”, ka thënë Verratti për Goal.

“Ai është një prej dy më të mirëve në botë, së bashku me Sergio Ramos. Pas tyre janë Giorgio Chiellini dhe Leonardo (Bonucci), por ata kanë nevojë për njëri-tjetrin, derisa Thiago Silva është i mirë me këdo që luan”.

“Ai është kapiteni që flet shumë në zhveshtore”, ka shtuar mesfushori italian.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...