Verratti: Jemi gati për Realin

PUBLIKUAR

Verratti thotë se PSG-ja është gati për Realin.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini do të përballen të mërkurën në 1/16 të Champions League në “Santiago Bernabeu”. Mesfushori i parisienëve, Marco Verratti, beson se janë gati për t’u ballafaquar kampionin, por trajneri Unai Emery ende nuk e di me cilët lojtarë të luajë në Spanjë.

“Mendoj se jemi gati për Real Madridin. Është ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme për sezonin”, tha Verratti për “Canal Plus”.

“Është bukur për ne, lojtarët, për tifozët – do të luajmë kundër një ekipi të shkëlqyer në një stadium të mrekullueshëm. Duhet të jemi të fokusuar”.

“Mendoj se përballja është 50-50 mes nesh dhe Real Madridit. Ata do të japin gjithçka, sepse kanë lojtarë të shkëlqyer. Ndërsa ne kemi dy “punonjës” fantastik të ri, Kylian [Mbappe] dhe Neymar”, theksoi mes tjerash Verratti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...