Verratti: Barcelona e Reali do të “dështonin” në Francë

PUBLIKUAR

“Barcelona e Real Madrid nuk do t’i shënonin nga pesë gola në një ndeshje në Francë”, kështu mendon Verratti

Mesfushori i Paris Saint Germain, Marco Verratti, mendon se liga e Francës është më e vështirë se ajo e Spanjës, shkruan gazeta Express.

Italiani mendon se Barcelona dhe Real Madrid nuk do të shënonin nga pesë gola në një ndeshje nëse do të garonin në Lgue 1, që sipas tij është më e fortë se La Liga, shkruan Gazeta Express.

“Mendoj se në Spanjë është shumë e lehtë që të shënosh katër apo pesë gola, këtë e bëjnë pothuajse çdo ndeshje Real Madridi e Barcelona. Por, në Francë jam i sigurt se nuk do të shënonin kaq shumë gola – sidomos jashtë shtëpisë”, ka deklaruar Verratti. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...