Verratti: Barcelona apo Juventusi? Kjo skuadër kualifikohet në gjysmëfinale

PUBLIKUAR

Marco Verratti beson se Juventusi mund ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Mesfushori italian, Marco Verratti, ka përjetuar humbjen më të rëndë në karrierë me Paris Saint-Germainin, duke u mposhtur 6:1 nga Barcelona në “Camp Nou” – për t’u eliminuar nga Championsi.

Tani në çerekfinale, Barcelona që shkroi histori kundër PSG-së, do të përballet me Juventusin.

Sipas Verrattit, italianët kanë shanse të mira që të kualifikohen në gjysmëfinale.

“Juve ka mundësi të mira që të kalojë në fazën tjetër. Ata janë rritur shumë këtë sezon”, tha Verratti për “TMW Radio”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...