Oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të kamerave të sigurisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus që futej në Kosovë nga Shqipëria.
“Kapen në Vërmicë kamera të sigurisë, gjatë kontrollit të ushtruar ne një autobus që futej në Kosovës nga Shqipëria.Oficerët Doganor kanë ndalur për kontroll një autobus me targa të Kosovës ku pas pyetjes se udhëtareve dhe shoferëve, se nëse kanë për të deklaruar mallra apo të holla mbi dhjetëmijë euro të gjithë janë përgjigjur se nuk kanë asgjë per deklarim. Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e kamerave të sigurisë, saktësisht 116 copë me vlerë mbi 10.000 euro (vlerësimi fillestar)”, thuhet në njoftim.


