Verë, birra, mish e ujë kontrabandohen nga Serbia në Kosovë – të dyshuarit kapen nga policia

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës dje gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitarë me Serbinë, në dy raste të ndara ka ndaluar dy vetura që bartnin mall të kontrabanduar.

Rasti i parë ndodhi rreth orës 04:46 të mëngjesit gjatë një pike vëzhgimi në fshatin Muçibabë, ku në veturën e ndaluar që drejtohej nga I.J., gjatë kontrollit janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral.

Edhe rasti i dytë, ndodhi në Muçibabë, ku në veturën që drejtohej nga M.S. janë gjetur mallrat: dy paket mish dhe 640 shishe me birra.

Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në terminalin doganor./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...