Veratti kushton 100 milionë euro

PUBLIKUAR

Agjenti i Marco Verrattit ka thënë se lojtari i tij kushton, sa kushton mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, që i bie 100 milionë euro.

Italiani është bashkuar me PSG-në në vitin 2012 nga Pescara, dhe tani është duke shkëlqyer në Francë.

“Kam dëgjuar këtu se Pogba kushton 100 milionë euro”, ka thënë Donato Di Campli për France Football.

“Për mua, Verratti kushton aq. Ai për momentin është lojtari më i mirë italian. Marco dëshiron të qëndroj në Paris, por tashmë është reale të dihet vlera e tij”

France Football beson se fjalët e agjentit vinë pasi që lojtari i tij pritet të rinovoj kontratën me PSG-në me një pagë të re prej 6 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...