Rebeka Rexhepi, vajza nga Prishtina e cila për dy vjet me radhë luftoi për jetën e saj, në Linc të Austrisë, nën kujdesin e çdo sekonde nga nëna e saj Xheraldina Maria, kishte përdorur edhe në momentet e vështira, në prag të vdekjes, zgjuarsinë e saj.
Ajo nuk u dorëzuar kurrë dhe pikërisht për këtë fitoi dashurinë nga të gjithë njerëzit. Por ajo sikur e parandiente se do ta linte këtë botë, kështu që para se t’i bashkohej engjëjve në qiell, kishte kontaktuar me rrjetin social Facebook dhe iu kishte lënë atyre porosi, që pasi ta linte këtë botë virtuale, të kishte mundësi që ajo të kujtohej dhe që account-in e saj të Facebook-ut, ta kontrollonte nëna e saj e shtrenjtë.
Ajo e kishte bërë këtë gjest tejet të dhimbshëm, që momentet e bukura me nënën e saj, miqtë dhe dashamirët, të mos shlyheshin kurrë nga kjo jetë, por të lënin gjurmë të pashlyera, raporton Magazina.al


