Vendos Jahjaga, më 17 korrik bëhet konstituimi i Kuvendit

PUBLIKUAR

vendos-jahjaga-m-euml-17-korrik-b-euml-het-konstituimi-i-kuvendit_hdPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marr vendim që me 17 korrik të bëhet konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Jahjaga këtë vendim e ka marr në pajtim me nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Kosovës, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.

“Bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, mora vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014”, thuhet në vendimin e Jahjagës.

Me tutje në vendim thuhet se procesi i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend ka përfunduar me certifikimin zyrtar të rezultatit, duke i hapur rrugën konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës.

“Të gjitha veprimet e mia do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet në fuqi. Pas konstituimit të Kuvendit, do ta dërgojë në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër”, thuhet në fund të vendimit.

SHIKO MË SHUMË

Tentoi ta sulmonte me mjet të mprehtë një grua, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Malishevë pasi i njëjti ka tentuar ta sulmojë më...

Kanosi një burrë përmes telefonit, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Junik pasi i njëjti ka kanosur një burrë. Policia e...

Mendimi për motin: Nesër më shumë intervale me diell

Mendimi për motin – 17.10.2025 Ditën e diel vranësirat fillojnë të shpërndahen. Pasdite më pas...