Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje e pastaj edhe konferencë pas vendimit të Gjykatës Speciale.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nesër në ora 12:00, do të mbledhë në selinë qendrore Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj, për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.
“Pas përfundimit të mbledhjes, në ora 13:30, OVL-UÇK do të mbajë konferencë për media, ku do të bëhet e ditur qëndrimi i Organizatës dhe veprimet tona të mëtejshme lidhur me zhvillimet e fundit”.


