Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

PUBLIKUAR

Eugen Cakolli, duke reaguar lidhur me vendimin dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së, ka thënë se është e papranueshme që, më shumë se një ditë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, udhëheqja politike dhe institucionale e Kosovës ende nuk po e trajton këtë si çështje shtetërore.

Cakolli ka thënë edhe se, ky spektër politik, për vite e vite, na ka folur për UÇK-në dhe interesin e Kosovës me pretendimin se e kupton më mirë se kushdo peshën e tyre, kurse sot, përgjigja e tyre është ajo e një grumbulli partish e institucionesh që reagojnë veçmas.

Postimi:

Asnjëherë më të papërfaqësuar institucionalisht e politikisht se sot!

Është e papranueshme që, më shumë se një ditë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, udhëheqja politike dhe institucionale e Kosovës ende nuk po e trajton këtë si çështje shtetërore. Pra, as përmasat e këtij zhvillimi nuk po mjaftojnë që përgjegjësia për vendin të marrë përparësi.

Ky spektër politik, për vite e vite, na ka folur për UÇK-në dhe interesin e Kosovës me pretendimin se e kupton më mirë se kushdo peshën e tyre. E tash, përballë një aktgjykimi që kërkon prej tij ta dëshmojë këtë me veprime, përgjigjja mbetet ajo e një grumbulli partish e institucionesh që reagojnë veçmas.

Angazhimi i deritanishëm, i mbështetur kryesisht në nisma individuale e qytetare, nuk e shkarkon politikën nga përgjegjësia që ka për situatën në tërësi. Vazhdimi me deklarime e nisma të ndara e shpërfaq sa thellë kjo klasë politike e ka zhytur vendin në vogëlsinë e përplasjeve partiake, saqë as një ngjarje e kësaj përmase nuk po mjafton për ta nxjerrë prej asaj logjike.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

Stacioni Policor në Malishevë, përmes rrugëve operative ka pranuar informata lidhur me posedim të...

Haradinaj i përgjigjet Natyra Kuçit: Nëse ke prit që dikush me dhezë zjarrin e ti t’i frysh, e ke gabim

Pas deklaratës së Natyrë Kuçit në Kosova Live në T7, Nasim Haradinaj ka reaguar...

Natyra Kuçi e ashpër me Nasim Haradinajn: Jo more pse me u qetësu, nuk jemi të qetë jemi të mllefosur, le ta marrë vesh...

Natyra Kuçi ka kritikuar Nasim Haradinajn për qasjen e tij gjatë protestës pas aktgjykimit...