Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

PUBLIKUAR

Stacioni Policor në Malishevë, përmes rrugëve operative ka pranuar informata lidhur me posedim të paautorizuar të armëve nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Kosovës, banues në fshatin Senik, Komuna e Malishevës.

Sipas një njoftimi thuhet se në bashkëpunim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, sot rreth orës 09:10, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: dy armë gjahu, një armë pneumatike (pushkë ajrore, një pistoletë, një pjesë e armës së zjarrit, një thikë dhe tetë copë fishekë.

“Lidhur me të gjeturat është njoftuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë përkatëse policore në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj i përgjigjet Natyra Kuçit: Nëse ke prit që dikush me dhezë zjarrin e ti t’i frysh, e ke gabim

Pas deklaratës së Natyrë Kuçit në Kosova Live në T7, Nasim Haradinaj ka reaguar...

Natyra Kuçi e ashpër me Nasim Haradinajn: Jo more pse me u qetësu, nuk jemi të qetë jemi të mllefosur, le ta marrë vesh...

Natyra Kuçi ka kritikuar Nasim Haradinajn për qasjen e tij gjatë protestës pas aktgjykimit...

Skënder Musa: Pas vendimit në Hagë, më e rëndësishmja tani është përgatitja për Apelin

Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, Skënder Musa, ka thënë se...