Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, edhe në mediat amerikane

PUBLIKUAR

Disa nga mediumet amerikane, elektronike dhe të shtypit, njoftojnë për vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovë.

Disa nga mediumet amerikane, elektronike dhe të shtypit, njoftojnë për vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në të cilin thuhet se ‘ka miratuar marrëveshjen e kontestuar të qeverisë për dhënien e më shumë kompetencave për serbët etnikë në Kosovë.’

Megjithatë, theksojnë njoftimet e mediave që bartin lajmet e agjencive Associated Press dhe Reuter, gjykata gjithashtu i kërkoi qeverisë që të përfundoi disa aspekte ligjore të marrëveshjes, meqenëse ‘disa nga parimet e saj shkelin kushtetutën.’

Më tej thuhet se gjykata ka thënë se pakica serbe e Kosovës mund të udhëheq me çështjet e saj, përfshirë edhe të drejtën e formimit të asociacionit të komunave ku ata janë shumicë, mirëpo asociacioni nuk mund të ketë të drejta ekzekutive të cilat janë të rezervuara për qeverinë qendrore.

Sekretari Ban emëron zëvendësshefin e UNMIK-ut

Dhe kur jemi me reflektimet e zhvillimeve në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara, dje në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York Sekretari i Përgjithshëm, Ban ki Moon ka emëruar zëvendësin e të dërguarit të posaçëm ose zëvendësin e UNMIK-ut në Kosovë, diplomatin Amerikan, Christopher Coleman.

Ai do të marrë detyrën e zëvendëses së deritashme të UNMIK-ut, po ashtu amerikane, Jennifer Brush. Z. Coleman thuhet se vjen me një përvojë rreth 20 vjeçare, duke pas punuar në Departamentin e Çështjeve Politike dhe atë të Operacioneve Paqeruajtëse në Kombet e Bashkuara. /RTK/

SHIKO MË SHUMË

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...

Altin Krasniqi pas ftesës së Haxhiut: Dera e shtëpisë sonë ka qenë e hapur tash e gjashtë vjet

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka reaguar pas ftesës së ushtrueses së detyrës...

Sot dita e 8-të e protestës, kërkohet liria e çlirimtarëve!

Sot do të mbahet sërish protestë në Prishtinë, për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës...