Vendimi i Gjykatës Kushtetuese para 4 gushtit ose shkohet në zgjedhje

PUBLIKUAR

vendimi-i-gjykat-euml-s-kushtetuese-para-4-gushtit-ose-shkohet-n-euml-zgjedhje_hd
Kushtetuta e Republikës së Kosovës e determinon se Kuvendi i Kosovës duhet që të konstituohet një muaj prej datës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Burime të gazetës “Tribuna” kanë bërë të ditur se në rastin kur vendimi i Gjykatës Kushtetues do të vonohej përtej 4 gushtit dhe ky vendim do të konstatonte se seanca e konstituimit të Kuvendit ka qenë e paligjshme dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk është konstituuar, atëherë zgjedhjet do të ishin të pashmangshme.

Rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit është certifikuar më 4 korrik. Shpëtimi, megjithatë sipas të njëjtave burime mund të gjendet tek konstatimi i gjykatës se Kuvendi është konstituuar me betimin e deputetëve dhe kësisoj pika një dhe dy e punimeve në seancën konstituive të vlerësohen si të rregullta. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë,...

Një veturë kaplohet nga flakët në rrugën Prishtinë – Lipjan (VIDEO)

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Lipjan. Konkretisht pranë një...

Gjetja e një trupi të pajetë në lum në Klinë, Prokuroria: Është dhënë autorizimi për hetimin e rrthanave të rastit

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në lumin Lumbardh, në fshatin Grabanicë...