Vendi rrezikohet nga trazirat

PUBLIKUAR

Vendi rrezikohet nga trazirat

Mosrritja e pagave si dhe kthimi eventual i qytetarëve të cilët po e braktisin Kosovën, janë vetëm dy faktorë të cilët mund të ndikojnë në nxitjen e trazirave sociale.

Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe atyre ekonomike. Sipas tyre, institucionet e Kosovës janë të papërgatitura për të menaxhuar mllefin e të pakënaqurve.

Arta Muhaxhiri, ka thënë se ikja e njerëzve nga Kosova është pasojë e një dëshpërimi të thellë në shtetin e Kosovës, me institucionet e saj dhe shoqërinë në përgjithësi, shkruan “Tribuna”.

Sipas tij, arsyet që i shtyjnë këta njerëz ta bëjnë këtë akt janë shumë të thella dhe komplekse.

E në anën tjetër, njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi vlerëson se kryeministri aktual është dashur të ketë parasysh se posti që ka aktualisht, ka edhe sfida. Prandaj, sipas tij, është dashur të llogariste edhe për grevat e protestat për vendimet që do të marrë.

Vendimi që pagat të mos rriten, sipas Rexhepit, është i drejtë, meqenëse rritja ka ndodhur në fillim të vitit, kurse kjo tash do të ishte e tepërt dhe do të çrregullonte krejt strukturën e shpenzimeve buxhetore, e cila, sipas tij, edhe kështu nuk është në funksion të zhvillimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona...

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...