Vendi ku ndodhi tragjedia ende paraqet rrezik (Foto)

PUBLIKUAR

vendi-4-300x225

Pas rastit tragjik i cili ndodhi sot në Ferizaj kur një pllakë mermeri goditi një kalimtare të rastit në vendin e ngjarjes dolen edhe policia,zjarrëfiksit ,inspektorët komunal dhe shumë qytetarë të rastit u pa se pos kësaj që ndodhi rreziku ekziston ende

Për faktin se ndërtuesi në çdo ballkon ka vëne pllaka graniti e të cilat janë përforcuar vetëm me ngjitës ,me kalimin e kohë ato janë shkëputur nga konstruksioni dhe pritet në çdo moment të bien.

Prandaj pritet që urgjentisht nga kompetentët të merren masa që sa më shpejt këto pllaka graniti të largohen nga ballkonet e kësaj ndërtese dhe të zëvendësohen me materiale që nuk rrezikojnë kalimtarët.

Se në çfarë gjendje janë ballkonet tjera tregojnë fotot e mëposhtme ku shihet se shumë pllaka kanë devijuar nga pozita normale dhe vetëm një shtytje e rastit e ato mund të bien poshtë, e që paraqet rrezik permanent për kalimtarët e rastit./FerizajPress/

vandi-i-tragjedise1-620x330

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...