Vendi duhet të dal nga kriza, qoftë edhe me zgjedhje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Vendi duhet të dal nga kriza, qoftë edhe me zgjedhje

Arbër Vllahiu, këshilltar i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë për Telegrafin se shefja e shtetit disa herë radhazi iu ka bërë thirrje publike dhe personale liderëve të partive politike parlamentare, që të ulen në një takim të përbashkët në Zyrën e Presidentes për të arritur. sipas tij, pajtimin për zgjidhjen e nyjës institucionale.

Vllahiu mendon se takimi i përbashkët do të mund të tejkalojë mospajtimet dhe mosmarrëveshjet e deritashme dhe do të ofronte zgjidhjen për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe përfshirëse.

“Po kërkohet zgjidhja dhe jo zgjedhje. Por, nëse kjo është alternativa e fundit e mbetur, atëherë duhet parë mundësinë që vendi të dal nga kjo situatë e pamundshme”, ka theksuar Vllahiu.

Kryetari i Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, në takimin me Këshillin e Përgjithshëm të partisë, të mbajtur të mërkurën, ka theksuar se nëse “nëse vazhdojnë me teket dhe inatet e vjetra”, atëherë rrugëdalja e vetme mbetet ftesa për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Partnerët e Bllokut VLAN, në anën tjetër, kanë arritur të rezistojnë e të mos e prishin marrëveshjen e arritur në mes tyre, ndonëse ka zëra që kërkojnë ridizajnim të kësaj marrëveshjeje.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se “nëse LDK-ja nuk ka post të rëndësishëm në institucionet shtetërore, jo në kuptim të pozitës, por më tepër të drejtës për përfaqësim, atëherë më mirë është të shkojë në opozitë”.

Irritimin në raport me ngërçin politik e kanë shprehur edhe ndërkombëtarët (Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës) të cilët kërkojnë që klasa politike të mos e zvarris procesin e ndërtimit të institucioneve. Madje, Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tacey Ann Jacobson, ka drejtuar një mesazh jo të zakonshëm për klasën politike në Kosovë.

“Mos e dh… punën”, ka deklaruar e nervozuar Jacobson. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...