“Vëllai im u vra, na keni injoru”, motra e zyrtarit të doganës ua pret rrugën Kurtit, Konjufcës dhe ministrave

PUBLIKUAR

Adelina Berisha, motra e ish-zyrtarit të Doganës së Kosovës, Luan Berisha, i cili u gjet pa shenja jete në oborr të Doganës në prill të këtij viti, “ua ka zënë rrugën” kryeministrit dhe ministrave të tij, derisa ata po ecnin në sheshin e Prishtinës, më përkrahje të kandidatit të tyre për kryeqytet, dhe ka kërkuar zbardhjen e këtij rasti

Para kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, kryekuvendarit Glauk Konjufca, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kandidatit të VV’së, për Prishtinën, Aben Vitia, e zyrtarëve tjerë të partisë që gjendeshin aty, ajo ka kërkuar të dijë nëse po punohet për zbardhjen e këtij rasti, që ajo e quajti vrasje.

Adelina u ankua se ministri Sveçla nuk e ka pritur në takim, as nuk i ka kthyer përgjigje, megjithëse ka kërkuar disa herë.

“Po ju pyes juve dhe zotëri Sveçlën, vëllai im Luan Berisha zyrtar i lartë në Doganë u vra në oborr të Doganës më 17 prill dhe nuk e kemi asnjë përgjigje deri tash. Kemi kërkuar takim, na keni injoruar dhe nuk kemi asgjë deri tash, dhe desha të ju pyes, a jeni duke e luftuar krimin siç na keni premtuar apo jo”, ka thënë ajo.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i tha se po kryhen hetime.

“Jemi duke e luftuar dhe organet e rendit janë duke u marrë me gjitha këto dhe merren”, tha Murati.

Ajo insistoi se nuk ka marrë asnjëherë përgjigje për rastin e vëllait të saj.

“Asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje, asnjëherë, asnjëherë. Ju kemi votuar për me luftu krimin, vëllai im u vra më 17 prill në oborr të doganës dhe nuk kemi përgjigje që gjashtë muaj e gjysmë dhe na keni injoruar totalisht”, deklaroi ajo dhe u largua.

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...