Vëllai i Pogbas: Ai e di se nuk mund të largohet

PUBLIKUAR

Pas shumë muajve spekulimesh, Manchester Unitedi nuk u dorëzua dhe i sigurua që ta mbajnë mesfushorin francez, Paul Pogban, në skuadër të paktën deri në fund të sezonit 2019/20.

Mesfushori francez ishte njëri ndër lojtarët që Ole Gunnar Solskjaer dëshironte ta mbante në skuadër si bosht për rindërtimin e 11-shes së parë. Edhe drejtori i klubit, Ed Woodward, ia bëri të qartë Real Madridit se ofertat nën 200 milionë euro as nuk do të shqyrtohen, transmeton Gazeta Express.

Transferimi i Pogbas në Real Madrid apo në ndonjë klub tjetër nuk ndodhi këtë afat kalimtar, që u mbyll të hënën, dhe francezi ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon, duke i regjistruar dy asiste në katër ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë, vëllai i Pogbas, Matthias, u transferua në klubin Mancehngo në Spanjë dhe u ka dhënë mjaft shumë material mediave lokale për të raportuar lajme ekskluzive për yllin e “Djajve të kuq”.

TË mërkurën, 29-vjeçari e zhvilloi një intervistë për El Chiringuiton, kur ai i dha përditësimet e fundit.

“Pauli e di se ai nuk mund të largohet nga Manchester Unitedi, kështu që do të jetë i përqendruar këtë sezon. Nuk është e lehtë për momentin sepse ai ka shumë përgjegjësi në skuadër. Shumë lojtarë të mëdhenj janë larguar”, u shpreh Matthias.

“I vetmi lojtar tjetër i mrekullueshëm është De Gea, portieri, që do të thotë se vëllai im do të duhet të punojë shumë në çdo ndeshje”.

El Chiringuito TV

✔@elchiringuitotv

🗣 “@paulpogba sabe que NO PUEDE SALIR del United y se va a CONCENTRAR en esta temporada”. Las palabras de Mathias POGBA en

Embedded video

See El Chiringuito TV’s other Tweets

Matthias vazhdoi duke thënë se Real Madridi mund të kishte bërë më shumë gjatë këtij afati kalimtar të verës për t’i siguruar shërbimet e francezit, mirëpo se fjala vendimtare i takonte klubit anglez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...