Vëllai i Komandant Sokolit nga Nju-Jorku: Tani kemi një ushtar më shumë (Foto)

PUBLIKUAR

Beqë Ukshini, vëllai i Sami Ukshinit – Komandant Sokolit që po gjykohet për ngjarjet e Kumanovës, ka dërguar një porosi përmes së cilës ka uruar vëllain Xhaferin, për lindjen e djalit Spartanit, shkruan “Gazeta Lajm”.

 

“Edhe pse mendjen e kemi të gjithë ke Samiu, lindja e Spartanit e gëzoi fuqishëm Familjen Tonë. Jam i sigurt se e gëzoi shumë edhe vëllain tonë Sokol, prapa grilave të armikut të ligë. Një pendë më shumë, një mendje më shumë, një përpjekje e kurajo më shumë, e besa edhe një ushtar më shumë që kurdoherë do ta vazhdojë rrugën që i trasuan të Parët e Tij.

Urime lindja e djalit vëlla Xhafer! U bëftë i urtë si Naimi, trim si Gjergj Kastrioti, shëndet, jetë të gjate me faqe të bardhë!”, ka shkruar Beqë Ukshini nga Nju-Jorku, ku jeton.

SHIKO MË SHUMË

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...