Vëllai i ish ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, është kapur para tre ditësh në Serbi me heroinë dhe marihuanë.
Marko Jabllanoviq është kapur më 2.8 kilogramë drogë në veturën e ministrisë serbe të Punës, ku vallai i tij, ish ministri në Qeverinë e Kosovës, ka qenë sekretar shtetëror, shkruan lajmi.net.
Sipas mediave serbe, vëllai i Aleksandar Jabllanoviqit e ka përdorur rrjetin kosovar të telefonisë mobile (049) që ta aranzhojë shitjen e drogës.
Ndërkaq sot, Jabllanoviq ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit shtetëror, derisa ka thënë se shumë shpejt e vërteta do të del në shesh.
Të kujtojmë se Aleksandar dhe Marko Jabllanoviq janë bijtë e kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq. /Lajmi.net/


