Vëllai i Celinës debuton kundër skuadrës kineze të Ezequiel Lavezzit

PUBLIKUAR

Familjes Celina po i shtohet dita-ditës edhe një futbollistë

Bëhet fjalë për Loti Celinën, i cili është vëllai i mesfushorit me tipare sulmuese të Bersantit që luan për skuadrën holandeze të Twentes.

Mbrojtësi i krahut ka debutuar ditën e djeshme me ekipin e parë të skuadrës norvegjeze të Stromsgodsetit, transmeton Telegraf.

Futbollisti 16-vjeçar është paraqit në takimin me skuadrën kineze Hebei China Fortune, ku luan edhe ish-lojtari Napolit dhe PSg-së, sulmuesi Ezequiel Lavezzi.

“Ka qenë e veçantë. Ishte shumë mirë. E njoh kush është, ka qenë mrekulli. Ai është lojtar shumë i mirë,” ka thënë Celina.

Vlen të theksohet se takimi ka përfunduar pa gola, ndërsa futbollisti kujtojmë se është grumbulluar kohë më parë me përfaqësuesen kosovare të grupmoshave deri në 16 vjet

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...