Veliu priti në takim prindërit e Armelës, e cila humbi jetën në sulmin e Munihut

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim Smajl dhe Nazmije Segashin, prindërit e Armelës, e cila humbi jetën në sulmin e armatosur në Munih të Gjermanisë.

Sipas një njoftimi të kësaj komune, gjatë takimit me prindërit e Armelës, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka ndarë dhimbjen dhe i ka ngushëlluar ata për tragjedinë që e goditi familjen Segashi, me rastin e vrasjes së vajzës së tyre në sulmin kriminal të 22 korrikut në Munih të Gjermanisë.

“Duke iu shprehur edhe njëherë ngushëllimet me të thella, kryetari Veliu tha se vrasja e Armelës i ka tronditur thellë të gjithë, por se edhe në këtë humbje të madhe familja duhet të gjejë forcë për ta përballuar dhembjen”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se prindërit e Armelës, Smajli dhe Nazmija, e falënderuan kryetarin Veliu për interesimin e treguar dhe ndarjen e dhembjes me rastin e vdekjes së bijës së tyre.

“Në shenjë respekti për familjen Segashi, kryetari Veliu ua dhuroi prindërve të Armelës plaketën me emblemën e Komunës së Podujevës. Ndërsa, në shenjë mirënjohjeje për interesimin e treguar me rastin e tragjedisë në familjen Segashi, një plaketë tjetër me emblemën e Komunës së Podujevës, përmes familjes Segashi, kryetari Veliu ia dhuroi edhe kryetarit të Munihut, ku banon familja Segashi”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot nuk do të ketë kufizim...

Pas afro tri javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni

Është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht...

Çeku ua fiton ‘zemrën’ sindikalistëve, Jashari me fjalë të mëdha për ministrin

SBASHK-u duket se po e sheh me sy tjetër Ministrinë e Arsimit. Kryetari i...